Haradinaj premton zgjidhje për mbi 1 mijë e 500 deponi ilegale

Prishtinë | 15 Sht 2018 | 11:19 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Aksionit “Ta pastrojmë Kosovën” në Zonën Industriale ndërmjet Prishtinës e Fushë-Kosovës ka mbledhur qindra qytetarë.

Aty ishte edhe kryeministri, Ramush Haradinaj, dhe premtoi për një zgjidhje për deponitë ilegale.

“E para faleminderit shumë të gjithëve, po e shihni që dot nuk ka dallim as të partive, as gjini e etni më vjen mirë që edhe KFOR është me ne shpresoj që ër këtë tre muaj do ta kryejmë punën dhe kemi me pastru Kosovën dhe besoj që për këta tre muaj kanë me na shërby me kuptu që nuk bën më të gjuajmë bërllok”, tha Haradinaj.

“Pas kohës se paraparë do të fillojmë edhe me politika ndëshkimore do të përgatitet legjislacioni, rregullat. Është rrezik për shëndet, rrezik për çdo gjë dhe nuk guxojmë më të vazhdojmë kështu dhe faleminderit shumë vullnetarëve”, tha ai.

“Janë mbi 1 mijë e 500 deponi ilegale dhe çdo gjë tani po shkon duke e zënë vendin e vet ku duhet, duhet me gjet edhe fatin e mëtejshëm të bërllokut se ku grumbullohen dhe çka ndodh me të, përgjegjësimi për mbeturinat tek ne ende nuk është në funksion por besoj se do të fillojmë edhe me këtë”, tha ai.

Haradinaj tha se shpreson se ky aksion nuk do të ndodhë më për shkak se ka bindje që qytetarët do të vetëdijesohen per mbeturinat dhe ai tha se është mirë që më të mos bëhet hedhja e mbeturinave.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, premtoi ndëshkime për ata që ndotin mjedisin.

“Meqenëse “Ta pastrojmë Kosovën” fillon në Prishtinë dhe deri me datën 1 tetor është aksioni që të i pastrojmë të gjitha deponite joformale dhe ilegale që i kemi në Komunën e Prishtinës, i kemi identifikuar bashkë me koalicionin “Ta pastrojmë Kosovën” me idenë që një herë e përgjithmonë ta pastrojmë”, tha Ahmeti.

“Është vështirë bërllokun qe e kemi bërë për 20 vite ta pastrojmë për dy javë megjithatë kur po e shohim se gjitha institucionet janë të angazhuara po shpresojmë dhe do punojmë që të mos ketë as dallime partiake  dhe as kurrfarë dallimesh tjera sepse bërlloku është problem për të gjithë ne”, tha ai.

“Shumë shpejtë do të punojmë për legjislacionin që tashmë ekziston qe në dënime në vend të ngjarjes mund të i dënojmë menjëherë ata që hedhin bërllok jo vetëm këta që gjuajnë me kamionë por shumë shpejtë do të fillojmë edh me polici të gjelbër dhe ndoshta do ta shfrytëzojmë edhe një pjesë të kontingjentit të policisë së Prishtinës në mënyrë qe  të japim dënime per ata qe e ndotin ambientin dhe shpresojmë qe bashkë me këto motivime të punës dhe dënime që më mos të kemi nevojë qe vitin e ardhshëm prapë te organizojmë një aksion të tillë dhe i përgëzoj këto organizata që na u kanë bashkëngjitë”, tha Ahmeti.

Image may contain: 1 person, sitting, shoes and outdoor

Image may contain: 2 people, outdoor  Image may contain: 5 people, people standing and outdoor Image may contain: 4 people, people smiling, people standing, beard and outdoor

Image may contain: 4 people, outdoor

Image may contain: sky and outdoor

Të ngjashme