Haradinaj: Preshevasit nuk do të jenë më të diskriminuar

Gjilan | 06 Tet 2017 | 20:53 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një tubim elektoral të AAK-së në Gjilan, ka thënë se qytetarët nga Lugina e Preshevës që jetojnë në Kosovë kanë qenë të diskriminuar deri më tani.

“Tetëmbëdhjetë vjet jetojnë në Kosovë, dhe ende nuk kanë dokumente. Nuk mund të vazhdohet tutje kështu, të gjithë do të pajisen me dokumente”, ka thënë kreu i Qeverisë.

“Në Kosovë do të ndryshojë edhe financimi për Luginën, por edhe kuota dhe disa përparësi për këtë kategori të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, u shpreh kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ai i bëri komentet në një tubim të Aleancës, Dega në Gjilan, me qytetarë të Përlepnicës, Mireshit, Kmetocit dhe Verbicës. Në këtë tubim u prezantuan dhe kandidatët për asamble komunale që vijnë nga këto lokalitete.

“Jemi të vendosur që t’iu japim formë edhe komunave, sepse janë keq dhe duhet të reflektojmë. Në Gjilan nuk është punua përnjëmend ime. Por pas 22 tetorit do ta kemi një kryetar përnnjëmend dhe një qeverisje përnjëmend”.

“Vota për Rexhep Kadriun është votën për juve dhe të ardhmen e juaj”, theksoi Haradinaj.

Kandidati për Gjilanin nga radhët ë AAK-së, Rexhep Kadriu, tha se ndryshimin në Gjilan do ta bëjnë bashkë me gjilanasit.

“Ndryshimi është nevojë për Gjilanin. Nuk dua të merrem qeverisjen e LDK-së dhe PDK-së, por po tregoj se çfarë do të bëjë AAK-ja pas datës 22 tetor”, ka thënë Kadriu.

Ai premtoi qytetarëve zhvillim ekonomik, infrastrukturë, hapje të vendeve të punës, ndërsa ka thënë se tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me kompani franceze, për ndërtimin e një fabrike me 500 vende pune.

“Sot kemi nënshkruar një marrëveshje mirëbesimi ndërmjet entitetit ‘Verilux’ të Francës dhe AAK-së në Gjilan që garanton në start 500 vende pune. Kjo marrëveshje ka për synim tërheqjen e investitorëve francezë për t’i realizuar një mori projektesh në rast se AAK-ja do të udhëheqë Gjilanin, projekte që do të krijojnë mijëra vende të reja pune”.

“Pra, Gjilani nuk ndryshohet duke ngritur një gisht, as dy gishta, e as me grusht në ball, por me projekte konkrete”, u shpreh Kadriu.

Një tjetër premtim i Kadriut ishte pounësimi sezonal i studentëve. “Studentët në vitin e fundit të studimeve, Aleanca ka paraparë t’i punësojë 300 për çdo fillim të sezonit të verës, me pagë 200 euro”, tha Kadriu.

“Autostrada do të bëhet sepse kjo është e premtuar edhe nga kryeministri Haradinaj. Të gjithë këto do t’i bëjmë bashkë”, ka theksuar Kadriu, i cili ka premtuar edhe 6 parkingje në qytetin e Gjilanit.

Të ngjashme