Haradinaj pret grupin e AAK-së, nuk dua t’ia marrë kompetencat Kuvendit

Prishtinë | 15 Sht 2017 | 13:54 | Nga

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, priti sot grupin parlamentar të partisë së tij në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e AAK-së kanë diskutuar me Kryeministrin Haradinaj për rolin e tyre në shtyrjen përpara të agjendave kuvendare dhe përmbushjen e obligimeve në fushën e zhvillimit të demokracisë parlamentare në vend.

Kryeministri nga ana e tij tha se qeveria që ai udhëheq do të bashkëpunojë ngushtë me Kuvendin e Kosovës dhe në asnjë situatë nuk do të provojë t’i marrë kompetencat e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme