Haradinaj pret në takim ambasadoren kroate, Marija Kapitanoviq

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 10:54 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadoren kroate në Kosovë, Marija Kapitanovic.

Me këtë rast, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka falënderuar ambasadoren Kapitanovic për vizitën e sotme, derisa ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që institucionet e Kroacisë i kanë ofruar Kosovës, në të gjitha proceset nëpër të cilat ka kaluar vendi.

Gjithashtu, kryeministri Haradinaj me ambasadoren Kapitanovic diskutuan për raportet e shkëlqyeshme që Kosova dhe Kroacia kanë ndërtuar përgjatë viteve por edhe mundësinë e intensifikimit të këtyre raporteve edhe në fusha të tjera me interes të përbashkët.

“Mbështetja e Kroacisë duke qenë pjesë e Presidencës së BE-së është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe se jemi duke punuar fuqishëm që qytetarët tanë sa më shpejt të bëhen pjesë e familjes europiane, përmes liberalizimit të vizave”, theksoi kryeministri Haradinaj, duke shtuar se takimi i Berlinit, ai i Parisit dhe takime të tjera regjionale, janë rast i mirë i bashkëpunimit dhe avancimit të raporteve në Ballkanin Perëndimor.

Ambasadorja e Republikës së Kroacisë në Kosovë,  Marija Kapitanovic falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen e sotme duke theksuar se qeveria kroate do të vazhdojë mbështetjen e fuqishme për Kosovën.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme