Haradinaj pret në takim drejtuesit e “Euronews NBC”

Prishtinë | 21 Shk 2019 | 10:28 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim një delegacion të Grupit “Euronews NBC”, të kryesuar nga Oikonomou Konstantinos, nënkryetar i lartë për partneritet dhe zgjerim.

Kryeministri Haradinaj ka përgëzuar drejtuesit e Grupit “Euronews NBC”, për lansimin e  “Euronews Albania”, televizionit dhe platformës dixhitale mediatike, që synon të arrijë tek qytetarët e Shqipërisë, por edhe në Kosovë, Maqedoni dhe Mal të Zi.

Kryeministri Haradinaj theksoi rëndësinë jetike që ka liria e shprehjes për fuqizimin dhe demokratizimin e shoqërive.

“Është fat i mirë që në mesin e dhjetëra gjuhëve me të cilat prezantohet ky rrjet, tashmë është edhe gjuha shqipe. Në këtë platformë do të ketë hapësirë edhe për Kosovën që të prezantohet tregimi ynë, e vërteta jonë”, tha Kryeministri Haradinaj, duke falënderuar drejtuesit e “Euronews NBC” për kontributin e vazhdueshëm që kanë dhënë për t’i pasqyruar në mënyrë profesionale zhvillimet në vend.

Nga ana tjetër, drejtuesit e “Euronews NBC” e falënderuan Kryeministrin Haradinaj për pritjen dhe për gatishmërinë e bashkëpunimit dypalësh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme