Haradinaj pret në takim hadjanët, i siguron për procesin e shpronësimeve

Prishtinë | 15 Tet 2017 | 13:45 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në zyrën e tij përfaqësues të fshatit Hade të Obiliqit, për të biseduar rreth procesit të shpronësimeve në zonën e mihjes sipërfaqësore të thëngjillit.

“Në vazhdën e takimeve me përfaqësues të banorëve të fshatit Hade, edhe sot, i sigurova ata, që procesi i shpronësimeve dhe kompensimit në Shipitullë dhe Hade do të përmbyllet me sukses të plotë”, ka shkruar Haradinaj, në faqen e tij në Facebook.

Në takim ka marrë pjesë dhe kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, i cili i takon partisë së Haradinajt.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme