Haradinaj takohet me presidentin e BERZh-it, konfirmohet mbështetja për projektet zhvillimore

Prishtinë | 18 Pri 2019 | 14:23 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim delegacionin e lartë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), kryesuar nga presidenti Suma Chakrabarti, raporton Ekonomia Online. agnKryeministri ka bërë të ditur se

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim delegacionin e lartë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), kryesuar nga presidenti Suma Chakrabarti, raporton Ekonomia Online. agn

Kryeministri Haradinaj ka bërë të ditur se nga ana e BERZh-it është konfirmuar mbështetja për projekteve në fushën e infrastrukturës, energjisë, hekurudhave, etj.

“Përkrahja e vazhdueshme nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projekteve madhore për Kosovën, i ka dhënë shtytje të fuqishme zhvillimit të qëndrueshëm në vendin tonë. Në takim me delegacionin e lartë nga BERZH, kryesuar nga presidenti Sir Suma Chakrabarti, u konfirmua përkrahja për zhvillimin e projekteve të rëndësishme nga fusha e infrastrukturës, energjisë alternative, rehabilitimit të rrjetit hekurudhor dhe të ndërlidhjes së Kosovës në gazsjellësin TAP-JAP”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social “Facebook”.

Sipas Haradinajt, është konfirmuar mbështetja edhe për ndërtimin e financimit të Unazës së kryeqytetit.

“Poashtu, është rikonfirmuar mbështetja e EBRD për financimin e ndërtimit të Unazës së jashtme të qytetit të Prishtinës. Me qëllim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik, Kosova është e angazhuar që projektet e mëdha të interesit publik t’i kapitalizojë sa më parë”, shkruan tutje Haradinaj.

Presidenti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), Sir Suma Chakrabarti, viziton Kosovën gjatë një turneu në rajonin e Ballkanit Perëndimor në përgatitje për takimin vjetor të Bankës për vitin 2019 që do të mbahet në Sarajevë në muajin maj.

Kjo është vizita e parë e Presidentit që nga viti 2016.

Gjatë qëndrimit të tij njëditor, Presidenti Chakrabarti, pritet të takohet edhe me ministrin e Financave Bedri Hamza dhe ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka.

Në Kosovë, BERZH po e synon një rritje të ndjeshme të investimeve, nga 52 miliona euro sa ishin në vitin 1982, në 100 miliona euro gjatë periudhës së ardhshme. Qyteti i Prishtinës iu bashkua programit të gjelbërimit urban të BERZh-it, ‘BERZh Green Cities’, në fund të vitit 2018. 

Kjo do ta ndihmojë qytetin në identifikimin e veprimeve dhe investimeve prioritare që do të implementohen gjatë përmirësimit të infrastrukturës së saj.

Mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.

Të ngjashme