Haradinaj pret Princin Leka II, nuk e komentojnë fushatën

Prishtinë | 27 Maj 2017 | 12:02 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Princi Leka Zogu II gjatë takimit që pati me kandidatin për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka thënë se sa herë që vjen në Kosovë ndihet mirë dhe se familja Mbretërore ka qenë e afërt me Kosovën, raporton EkonomiaOnline.

Princi Leka nuk ka lënë pa përmendur lirimin e Haradinajt nga autoritetet franceze, duke thënë se ky ka qenë një lajm i mirë për të gjithë.

“Gjithmonë ndihem shumë mirë në Kosovë dhe dihet që familja mbretërore ka qenë gjithmonë në shërbim të Kosovës dhe do të jemi në shërbim. Më vjen shumë mirë që Ramush Haradinaj është tek familja. Më vjen mirë që i keni kaluar trazirat që keni pasur në Francë dhe i jeni kthyer popullit të Kosovës”, ka thënë Princ Leka II.

Ndërsa nikoqiri i takimit, Ramush Haradinaj ka thënë se është kënaqësi kur takohen shqiptarët mes vete.

“Për mua ka qenë kënaqësi me u njoft Mbretin Leka dhe sot është kënaqësi me e pasë sot këtu Princin Leka II që po e vazhdon traditën”, ka thënë Haradinaj, shkurt para gazetarëve.

Haradinaj pas takimit në  një postim në Facebook, ka vlerësuar rolin e familjes mbretërore shqiptare.

“Kënaqësi e veçantë ta takosh, Naltësinë e Tij Mbretërore Leka II, Princ i Shqiptarëve, në këtë periudhë kohore me rëndësi për gjithë shqiptarët në Ballkan. Orientimi dhe përkushtimi ynë i fuqishëm drejt integrimit të plotë në familjen euro-atlantike është garancë në ndërtimin dhe sigurimin e të ardhmes së sigurt për të gjithë shqiptarët, zhvillimin tonë, marrëdhënieve fqinjësore, bashkëpunimit dhe paqes afatgjate në Ballkan”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngjashme