Haradinaj pret që deri në mars Projektligji për Qeverinë të diskutohen nga kabineti qeveritar

Prishtinë | 05 Shk 2019 | 14:14 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj, tha se pret që deri në muajin mars Projektligji për Qeverinë të diskutohen nga kabineti qeveritar, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj në deri sa njoftoi kabinetin qeveritar lidhur me pakon e ligjeve të miratuara në Kuvend që ndërlidhen me reformën e administratës publike, si dhe për projektligjin për Qeverinë, shtoi se është e rëndësishme që Kosova ta bëhet edhe me Ligj për Qeverinë pas Ligjit për Pagat.

“Arsyeja pse e kom shënuar si informatë është se me rendësi disa ligje që janë pjesë e reformës shtetërore janë aprovuar në Kuvend dhe na bazë të tyre ne kemi një administratë më të mirë”.

“…deri në mars të mbërrijmë edhe tek Ligji për qeverinë, pasi vendi u be me ligj të pagave pres që të bëhemi dhe me atë për qeverinë. Ka qenë një seancë e mrekullueshme atë ditë”.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Qeveria e Kosovës mban mbledhjen e rregullt, nën drejtimin e kryeministrit Ramush Haradinaj

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, February 5, 2019

Të ngjashme