Haradinaj pret Reshitajn, e falënderon për besnikërinë dhe punën korrekte

Prishtinë | 06 Gus 2018 | 12:12 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në një takim ministren e dorëhequr të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.

Haradinaj ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Reshitaj “e cila ka dhënë dorëheqje për shkaqe personale”, i ka shërbyer me devotshmëri Republikës së Kosovës, në këtë periudhë të qeverisjes.

Ai e ka falënderuar Reishtjan “për besnikërinë ndaj detyrës shtetërore dhe për punën korrekte në ministrinë përkatëse”.

Të ngjashme