Haradinaj pret Thaçin flasin për integrimet euro-atlantike

Prishtinë | 27 Tet 2017 | 11:40 | Nga

Kryeministri Ramush Haradinaj, priti sot në takim Presidentin Hashim Thaçi.

Haradinaj dhe Thaçi biseduan rreth bashkërendimit në përmbushjen e agjendës shtetërore që ndërlidhet me integrimet euro-atlantike, sundimit e ligjit dhe zhvillimin ekonomik, thuhet njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Të dy liderët institucional u pajtuan për koordinimin e strategjisë dhe veprimeve të përbashkëta rreth sfidave me të cilat po ballafaqohet Kosova, në konsolidimin shtetëror dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Të ngjashme