Haradinaj pret zyrtaren nga Washingtoni, flet kundër ndarjes së Kosovës

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 16:51 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim zëvendsdrejtoreshën e Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore dhe Qëndrore dhe Çështjeve të Euroazisë ne departamentin amerikan të shtetit Susan Falatko.

Haradinaj ka shkruar në faqen e tij zyrtare në Facebook se në takim është biseduar për rritjen e koordinimi me Serbinë për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

Sipas Haradinajt, në këtë takim u bisedua për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë në kufijtë ekzistues.

Në këtë takim ka qenë pjesëmarrës edhe ambasadori amerikan në Kosovoë, Philip Kosnett.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme