Haradinaj prezanton aderimin e ri në Aleancë

Prishtinë | 12 Jan 2021 | 14:27 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinja, ka pritur në takim Prof.Dr Shkelqim Millakun, nga ujmiri i Klinës, i cili është biri i dëshmorit Hazir Millaku.

Haradinaj, bëri të ditur se Prof.Dr Millaku, iu bashkua AAK-së, duke u bërë edhe pjesë e listës për deputet.

‘Politika është e mirë, aq sa ka njerëz të mirë që angazhohen në të.Sot, prita në takim të nderuarin Prof. Dr. Shkelqim Millaku nga Ujmiri i Klinës, i biri i Dëshmorit Hazir Millaku. Nisur nga përvoja e tij shkencore në gjuhësi dhe arsim, si hulumtues dhe ligjërues brenda dhe jashtë vendit, e them me bindje të plotë, se lista e Aleancës do të jetë shumë e pasur me profesorë të tillë’, ka shkruar Haradinaj.

Ai po ashtu i uroj sukses dhe mirëseardhje në Aleancë Prof Dr Millakut.

‘Shkelqimit i uroj sukses dhe mirëseardhje në Aleancë. Na priftë e mbara’, përfundoi Haradinaj.

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=2371720419619025&id=179643115493444

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme