Haradinaj prin me pagën 2950 eurosh në rajon, ndiqet nga Rama me 1700, e fundit Bërnabiqi me 1000 euro

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe ai i Shqipërisë Edi Rama, marrin pagat më të larta në rajon, ndërkohë kryeministri me pagën më të ulët në rajon rezulton të jetë Ana Bërnabiq, ka publikuar Banka Botërore.

Përsa u përket pagave më të larta në rajon vendet e para i mbajnë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, i cili ka një pagë prej 2950 eurosh, ndërsa ndiqet nga ai i Shqipërisë me 1700 euro.

Shqipëria dhe Kosova ndërkaq, siç transmeton oranews, renditen të fundit në Ballkan për nga niveli i pagës mesatare mujore, ndërkohë drejtuesit e qeverisë reultojnë me një pagesë pesëfish më të lartë.

Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq ka pagën më të ulët në rajon duke marrë vetëm 1 mijë euro, e ndjekur nga kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq i cili paguhet 1.130 euro.

Por vlen të theksohet se paga mesatare e malazezëve rezulton më e larta në rajon dhe është 751 euro duke lënë pas Serbinë, Bosnje Hercegovinën apo Maqedoninë.

Ndër të tjera dy shtetet shqipfolëse, Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit në Europë për të ardhurat për frymë, sipas të dhënave të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtare, që ka përditësuar shifrat në “Pasqyrën Ekonomike Globale” të tetorit 2018.

Pagesat e Kryeministrave:

Ramush Haradinaj 2950 euro

Edi Rama 1700 euro

Zoran Zaev 1300 euro

Dusko Markoviq 1130 euro

Ana Brnabiq 1000 euro

Pagat mesatare në rajon

Mali i Zi 751 euro

Maqedonia 533 euro

Serbia 516 euro

Kosova 416 euro

Shqipëria 334 euro

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme