Haradinaj pritet në takim nga Basha

Prishtinë | 27 Sht 2017 | 21:38 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës në Shqipëri është pritur në takim edhe nga kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha.

Gjatë takimit kryetari Basha e ka uruar kryeministrin kosovar për marrjen e detyrës së re, duke i ofruar përkrahje edhe më tutje në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, në këtë fazë.

Kryeministri Haradinaj gjatë takimit me kryetarin Basha, shprehu mirënjohjen për përkrahjen që ka marrë në vazhdimësi ai dhe Kosova, nga institucionet dhe partitë politike të Shqipërisë, në të gjitha fazat e rëndësishme, si para po ashtu edhe pas pavarësisë.

   

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme