Haradinaj priti ambasadorin jorezident të Kuvajtit

Prishtinë | 06 Tet 2017 | 15:18 | Nga

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, priti sot ambasadorin e Kuvajtit në Shqipëri, jorezident në Kosovë, Fayez Mishari Al Jassim.

Haradinaj shprehu gatishmërinë e tij dhe të Qeverisë, që bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Kuvajtit të vazhdoj, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, me theks në fushën e ekonomisë, përcjell EkonomiaOnline.

Ambasadori Al Jassim e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për arritjet e tij dhe vuri në dukje se Kuvajti është një mbështetës i madh i Republikës së Kosovës.

Po ashtu, ambasadori Al Jassim theksoi synimin e shtetit të Kuvajtit për thellimin e partneritetit me Kosovën, si dhe për investimet ekonomike që do t’i hapnin rrugë zhvillimit ekonomik.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj dhe Ambasadori Al Jassimi u dakorduan për hartimin e agjendës ekonomike për investime të tjera të përbashkëta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme