Haradinaj priti delegacionin e FMN-së

Prishtinë | 04 Tet 2017 | 17:13 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim delegacionin e FMN-së, që udhëhiqej nga Jacques Miniane, shef i misionit për Kosovën i Fondit Monetar Ndërkombëtar, departamenti i BE-së.

Haradinaj falënderoi Miniane-n për bashkëpunimin në funksion të ruajtjes dhe zhvillimit të stabilitetit buxhetor dhe financiar të Kosovës.

Kryeministri është zotuar për bashkëpunim të afërt me FMN-në edhe në të ardhmen.

Miniane ka theksuar se Kosova ka një politikë të disiplinuar financiare dhe se duhet të vazhdojë në këtë kurs.

Ndryshe, Shefin e Misionit të FMN-së për Kosovën, Jacques Miniane, do ta zëvendësojë Stephanie Eble.

Displaying 04.10.2017_ZKM_01.jpg

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme