Haradinaj priti drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore

Prishtinë | 26 Sht 2017 | 17:39 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, dhe përfaqësuesin e Bankës Botërore për Kosovë, Marco Mantovanelli.

Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj falënderoi përfaqësuesit e Bankës Botërore për mbështetjen financiare dhënë Kosovës, duke kërkuar që edhe më tutje të vazhdojë ky bashkëpunim, me fokus të veçantë për mjedisin.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Bankës Botërore, ofruan gatishmërinë për mbështetje për projektet e reja dhe vazhdimin e projekteve aktuale që Banka Botërore ka me Zyrën e Kryeministrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme