Haradinaj priti në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës, Anne Huhtamaki

Prishtinë | 29 Jan 2018 | 13:12 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Anne Huhtamaki.

Kryeministri Haradinaj e falënderoi ambasadoren Huhtamaki për përkrahjen e dhënë në avancimin e të gjitha proceseve në Kosovë.

Duke shprehur përkushtimin e Qeverisë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit, kryeministri Haradinaj theksoi kontributin e ambasadores Huhtamaki në avancimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Finlandës, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.

Ambasadorja e Finlandës, Anne Huhtamaki, falënderoi kryeministrin Haradinaj për bashkëpunim, gjatë shërbimit në Kosovë.

Të ngjashme