Haradinaj: Programi qeverisës e numri i zv.ministrave është detyrë e mandatarit

Gjilan | 15 Maj 2020 | 12:05 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se programi qeverisës me lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) është në finalizim, raporton Ekonomia Online.

Ai pas vizitës në selinë e AAK-së në Gjilan, ku dhe është takuar me kryetarin e degës së AAK-së në Gjilan, Rexhep Kadriu, shtoi i mbetet mandatarit, pra LDK-së që flasë për programin dhe ta prezantojë atë.

Kur u pyet për numrin e zëvendësministrave në Qeverinë e re, tha se edhe për këtë çështje i mbetet që të flasë mandatari, edhe pse tha se janë dakorduar që të Qeveria të ketë numrin  njëjtë të ministrave dhe zëvendësministrave.

“Sa i përket programit të qeverisë flet mandatari. Kur kam qenë kryetar qeverie kam qenë mandatar dy herë. Aleanca është kontribuuese në këtë program të qeverisë për shkak edhe të resorëve që udhëheqin në qeverinë Hoti”.

“Programi është në finalizim e sipër dhe kjo kohë e vendimit të pritjes së Gjykatës Kushtetuese është shfrytëzuar për të avancuar programin qeverisës”.

“Nuk mund të flas për numër të zëvendësministrave sepse është kompetencë  e mandatarit se sa do të jenë. Aleanca ka rënë dakord që të ruhet madhësia ekzistuese e qeverisë me një përjashtim të vogël që përjashton mandatari”.

Haradinaj gjatë konferencës në Gjilan ka përmendur edhe disa nga të arriturat si kryeministër në vitin 2004 dhe vitin 2017.

Mes tjerash ai ka thënë se Gjilani është vend ku burojnë vlera të lirisë kombëtare dhe të kulturës.

“Gjilani është një qendër e rëndësishme e shqiptarëve dhe nga Gjilani kanë buruar vlera edhe kombëtare edhe të lirë dhe të kulturës dhe punës aleanca i ka mbushur 20 vjet në Gjilan aleanca gjatë këtyre 20 vjetëve ka udhëhequr dy herë në citin 2004 i kemi sjellë Kosovës disa të arritura po ashtu edhe në vitin 2017. Gjatë  qeverisjes sime janë rrit investimet  në Gjilan”.

Haradinaj ka thënë se nuk ka vizituar komunën e Gjilanit meqenëse sot është 20-vjetori i degës së AAK-së në këtë komunë.

Rexhep Kadriu, kryetar i degës së AAK-së në Gjilan, ka falënderuar Haradinaj për vizitën, raporton EO.

“Në emër të degës së Gjilanit e falënderoj Haradinaj, i cili sot është në Gjilan do të ketë një vizitë sa i përket 20 vjetorit sa i përket degës së parë dhe për shkak të pandemisë ne nuk kemi mujt të bëjmë ndonjë aktivitet të madh gjatë kësaj dite”.

“Ne bashkëpunuam shumë gjatë dy viteve dhe me Haradinaj ne vazhduam dhe do të vazhdojmë edhe 20 vite plus në ndërtimin e vendit dhe zhvillimin e vendit”.

Të ngjashme