Haradinaj propozon kabinetin, VV e LA lëshojnë sallën

Prishtinë | 09 Sht 2017 | 19:51 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partitë Vetëvendosje, LDK dhe Alternativa, kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, në momentin kur Ramush Haradinaj doli para deputetëve që të propozojë përbërjen e Qeverisë.

Kjo ka ardhur pasi kaloi mocioni që të mos ketë debat. Ramush Haradinaj i ka thirrur një nga një ministrat që të ulen në karriget e tyre.

Haradinaj, me 61 vota për dhe një abstenim ka arritur që të zgjedhet kryeministër i shtatë i Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai edhe është betuar si kryeministër i ri i Kosovës ndërkaq dhënia e betimit është bërë nën intonimin e himnit shtetëror të Kosovës.

Lexo më shumë:

Të ngjashme