Haradinaj propozon që qeveria t’i ndajë përsëri 30 mijë euro për trajtimin mjekësor të Bukoshit

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 14:50 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës për herë të dytë ka ndarë mjete për mbulimin e shpenzimeve për trajtim mjekësor jashtë vendit të Bujar Bukoshit.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Bukoshi është i sëmurë nga një sëmundje e rëndë andaj edhe qeveria ka mbuluar një pjesë të shpenzimeve, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj propozoi që të ndahen edhe një pjesë tjetër e mjeteve për shpenzimet e trajtimit mjekësor.

“Propozoj që të ndahen 30 mijë euro nga kategoria e shpenzimeve rezervë”.

30 mijë euro qeveria kishte ndarë për Bukoshin në dhjetor të vitit të kaluar.

Të ngjashme