Haradinaj propozon tërheqjen e Projektligjit për Financimin e Partive Politike

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 11:54 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, pas shqetësimeve të ngritura nga Shoqëria Civile sa i përket ndryshimeve që i janë bërë Projektligjit për Financimin e Partive Politike, gjatë punës në Komisionet Parlamentare, ka propozuar që në mbledhjen e radhës të Qeverisë të merret vendim për tërheqjen e këtij projektligji nga Kuvendi.

“Duke e ditur rëndësinë që ka ky Projektligj, për zhvillimin e demokracisë në vend, nevojës së transparencës në funksion të politikbërjes dhe përfshirjes së të gjitha palëve në krijimin e tij, tërheqja e projektligjit dhe ridërgimi i tij, me bazë të mirë ligjore dhe demokratike, është veprim i duhur”, ka njoftuar Kryeministri Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Organizatat e shoqërisë civile kanë mbajtur sot një protestë para ndërtesës së Kuvendit për ta kundërshtuar projektligjin në fjalë.

Të ngjashme