Haradinaj: Puna e komisionit të Bulliqit ndihmoi deputetët për të votuar demarkacionin

Prishtinë | 22 Mar 2018 | 14:54 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim përfaqësuesit e Komisionit për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, të cilët i falënderoi për punën e deritashme.

Kryeministri tha se argumentet e këtij Komisioni ndihmuan shumë që lidershipi politik të marrë vendimet e duhura shtetërore. Puna e tyre i ka ndihmuar deputetët e Kuvendit të Kosovës, të cilët me ratifikimin e Marrëveshjes i dhanë përgjigje një çështjeje që kishte mbetur pezull plot tre vite.

“Së bashku me marrëveshjen e ratifikuar dje në Kuvendin e Kosovës, është edhe raporti i Komisionit dhe deklarata e dy presidentëve, të cilat, na obligojnë të bëjmë korrektimet e nevojshme në drejtim të Çakorrit dhe Kullës”, tha Kryeministri Haradinaj, duke shtuar se përkrahja e Komisionit për formimin e trupës së përbashkët me Malin e Zi është jetike në procesin e korrigjimeve të vijës kufitare sipas ligjit të ratifikuar dje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme