Haradinaj: Puna e parë e qeverisë së ardhshme të jetë sigurimi i vaksinës anti-Covid

Prishtinë | 25 Jan 2021 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Shëndetësisë thotë se kanë marrë konfirmimin nga kompania Pfizer për sigurimin e 500 000 dozave të kësaj vaksine, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se vaksina duhet të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme.

Kosova vazhdon të përballet me numër të lartë të të infektuarve me virusin Covid-19. 58 mijë e 88 qytetarë janë infektuar me COVID-19 prej marsit të 2020-tës kur edhe u shfaqen dy rastet e para pozitive me këtë virus në Kosovë.

Që atëherë e deri më sot, shkak i infektimit me virusin korona kanë vdekur 1 mijë e 456 të tjerë.

Ndërsa nga ky virus u shëruan 50 mijë e 953. Kështu bëhet e ditur në raportin ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

Aktualisht në vend janë 5 mijë e 679 raste aktive me COVID-19.
Gjersa, ministri në detyrë i Shëndetësisë thotë se kanë marrë konfirmimin nga kompania Pfizer për sigurimin e 500 000 dozave të kësaj vaksine, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se vaksina duhet të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme.

Ish-shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, thotë se përpjekja e parë dhe e pandalshme duhet të jetë sigurimi i vaksinës.

Haradinaj në një prononcim për Ballkani.info, është shprehur se sigurimi i vaksinës i jep garanci qytetarëve.

“Përpjekja e parë dhe e pandalshme e qeverisë së ardhshme duhet të jetë sigurimi i vaksinës anti-covid për qytetarët e saj. Sigurimi i saj, sa më i shpejt u jep garanci qytetarëve tanë, e veçmas sektorëve ekonomik që të fillojnë punën për këtë vit dhe minimalisht t’i kompensojnë dëmet e vitit të kaluar. Edhe kjo qeveri duhet të bëjë maskimumin që të mos humbas kohë për sigurimin e vaksinës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme