Haradinaj: Qëndrimi i Gjermanisë për mosndryshim të kufijve është tejet i rëndësishëm

Prishtinë | 10 Tet 2019 | 09:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj është takuar me një delegacion nga Bundestagu Gjerman, ku ka thënë se Kosova ka dëshmuar pjekuri të lartë politike dhe demokratike në zgjedhjet e fundit në vend, duke e konfirmuar faktin se jemi një vend stabil, kontribues për paqe në rajon dhe shembull i zbatimit të rendit dhe ligjit.

Pas takimit, Haradinaj ka shkruar në Facebook se Kosova është mirënjohëse për angazhimin konkret dhe të drejtë të Gjermanisë, në proceset më të rëndësishme të vendit dhe në rrugën tonë të integrimit.

“Këtë vlerësim ua shpreha sot, delegacionit nga Parlamenti Federal i Gjermanisë, konkretisht përfaqësuesve nga Nënkomiteti për Parandalimin e Krizave Civile, Menaxhimin e Konfliktit dhe Veprimeve te Integruara, të kryesuar nga deputeti Ottmar von Holtz. Theksova se procesi i Berlinit, i iniciuar nga shteti Gjerman, mbetet instrumenti më i rëndësishëm i integrimit të Ballkanit në Europë dhe si vend kemi qenë tejet konstruktiv karshi detyrimeve tona. Në këtë frymë, mbështetja e Gjermanisë në procesin e liberalizimit të vizave, është i domosdoshëm, si një e drejtë e qytetarëve tanë dhe një konfirmim i orientimit tonë euro-atlantik. Kosova ka dëshmuar pjekuri të lartë politike dhe demokratike në zgjedhjet e fundit në vend, duke e konfirmuar faktin se jemi një vend stabil, kontribues për paqe në rajon dhe shembull i zbatimit të rendit dhe ligjit. Qëndrimi konsistent i Gjermanisë për mosndryshim të kufijve është tejet i rëndësishëm”, ka shkruar ai.

Gjatë këtij takimi, dialogu Kosovë-Serbi duhet të jetë pa kushte, që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues.

SHPËRNDAJE

Të ngjashme