Haradinaj: Qeveria do ta mbështesë programin e Caritasit me komunat

Prishtinë | 15 Pri 2019 | 11:29 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka vlerësuar si të jashtëzakonshëm rolin e Caritas Kosova në komponentin social dhe atë të kujdesit shëndetësor.

Ai përmes një njoftimi në Facebook ka njoftuar, se ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e kësaj organizate humanitare në krye me Don Viktor Sopi, me të cilin janë pajtuar që projektet e tyre forcojnë shërbimet e komunave.

Haradinaj ka thënë se Qeveria do të vazhdojë mbështetjen e programeve të përbashkëta të Caritas me komunat e Kosovës, që përfshijnë ofrimin e shërbimeve mjekësore në shtëpi dhe punësimin e qindra mjekëve praktikantë e punëtorëve tjerë shëndetësor.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme