Haradinaj: Qeveria duhet të ndajë buxhet për pacientët e helmuar në Deçan

Prishtinë | 13 Kor 2021 | 21:43 | Nga Ekonomia Online

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se e mirëpret vizitën e zyrtarëve shtetëror në komunën e Deçanit, pas helmimit të mijëra qytetarëve, mirëpo ai thotë se më mirë do të ishte nëse institucionet vendore do të miratonin një pako, ku përfshihet kontingjenti me ilaçe si dhe një buxhet për pacientët.

“Këtu ka një mobilizim nga komuna, një punë e mrekullueshme është bërë. E mirëpres ardhjen e zyrtarëve por do të ishte më mirë një pako, që do të ishte një kontingjent i ilaçeve, një buxhet për këta pacientë”, tha ai për Kanal 10.

“Këshilli Kombëtar i Sigurisë është dashtë të mblidhet që në ditën e parë, dhe kjo situatë të trajtohet me seriozitet shumë të lartë”.

“I dëgjova deklaratat e të gjithë zyrtarëve por janë fjalë, nuk pash që sjellën kontingjent me ilaçe”.

Të ngjashme