Haradinaj: Qeveria Kurti është mashtrim, vendimi i ZRRE-së duhet të pezullohet

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 12:06 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka vazhduar me kritika ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka thënë se edhe pse vendimi është marrë për tarifat e reja të energjisë elektrike është mirë të diskutohet për to.

Në seancën e sotme të Kuvendit, debat i thirrur nga AAK-ja për të diskutuar lidhur me rritjen e tarifave të energjisë elektrike, Haradinaj tha se kjo Qeveri është mashtrim.

“Qeveria Kurti është mashtrim. Nuk pres prej juve deputetëve të VV me pranu. Në vazhdimësi e dëgjojmë Kurtin duke thënë po më shpërthejnë minat e kurdisura të Qeverive të kaluara. Ai ka kërkuar votën me nxjerrë popullin nga mina të kurdisura. Ky njeri po i shkel ato mina. Ky e ka ditë kush ka qeverise me Kosovën. Pse po ngritën çmimet tash në verë gati. Ku e keni liberalizimin”, ka thënë Haradinaj.

“Është mirë të bëhet thirrje që vendimi i ZRRE që të pezullohet… besoj se ka hapësirë për një veprim të tillë”, shtoi Haradinaj.

Të ngjashme