Haradinaj: Qeveria ndërhynë ku ka mungesë produkti vital

Prishtinë | 03 Dhj 2018 | 17:37 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj nuk ka ndërruar qëndrimin sa i përket heqjes së taksës për mallrat e Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

Ai ka thënë se ky vendim në asnjë mënyrë nuk i cenon qytetarët e Kosovës dhe nuk i rrezikon ata, teksa ka thënë se taksa do të hiqet vetëm nëse Serbia e njeh Kosovën si shtet të pavarur, raporton Ekonomia Online.

“Të gjitha parametrat e vendimit janë respektuar në plotni. Dogana dhe të gjithë organizmat tjerë kanë arrit me zbatu vendimin e qeverisë për taksën ndaj Serbisë e Bosnjës. Në të njëjtën kohë është shtuar kujdesi për produktet që kanë të bëjnë për spitalet, kishën dhe rastet tjera që janë humanitare”, tha Haradinaj.

Këto komente, kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, i ka bërë gjatë një konference për media.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e gatshme të furnizojë spitalin e Mitrovicës së Veriut nëse ka krizë të ndonjë produkti vital.

“Nëse qeveria ka informata që diku është ndonjë krizë e mungesës së ndonjë produkti vital ne do ndërmarrim veprime. Jemi të gatshme të furnizojmë spitalin e Mitrovicës së veriut, po ashtu kemi marrë një vendim dhe ky vendim do anulohet në rast të njohjes së Kosovës nga Serbia”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj tha se nuk kemi bërë taksë Bashkimit Evropian dhe shprehet i bindur se nuk është në rrezik marrëdhënia mes BE-së dhe Kosovës.

“Ne nuk i kemi bë taksë BE dhe asnjë vendi të be. Nuk është rreziku marrëdhënia me BE . Me.postin tim ky është sendi më i thjeshtë. Në qeverinë që e udhëhoqi edhe unë duhet me qu dorën me e heqë këtë taksë dhe nuk mendoj se do e qoj pa e njohtë Serbia pavarësinë e Kosovës”, tha Haradinaj.

Haradinaj tha se edhe Hahn kërkoi një zgjidhje për këtë çështje, ndërsa përmendi se këshilli i ministrave është skeptik për liberalizimin e vizave.

“Ne mbajmë shpresë që mund të ndodhë të hyjmë në agjendën e këshillit të ministrave, sidoqoftë prej atyre është një skepticizëm.  Ne u takuam me Hahn, dhe ai kërkonte një zgjidhjen për gjendjen, i dhashë shpjegimet që ju dhashë edhe ju që po zgjidhja ekziston, pra për njohje që një ndër temat që do merreshin vesh do ishte edhe tregu i lirë. Ndërsa ai drejtoi edhe një porosi listës serbe për diskutim, pasi tha se kjo taksë nuk rrezikon serbët e Kosovës”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj u ka bërë thirrje Listës Serbe që të takohen dhe të bisedojnë. Sipas tij, këto taksa nuk u drejtohen serbëve të Kosovës.

Të ngjashme