Haradinaj: Qeveria do të jetë partner i bizneseve

Prishtinë | 08 Qer 2017 | 20:30 | Nga

I dominuari për kryeministër nga koalicioni PDK-AKR-Nisma, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite që i ka bërë fabrikës së këpucëve “Solid” në Suharekë dhe në qendrën tregtare “Albi Mall” në Prishtinë ka thënë se Qeveria do të jetë partner i përkushtuar në përpjekjet e bizneseve që ato të rriten dhe të zhvillohen më tutje dhe që të krijojnë vende të reja të punës.

“Sot takova dy nga shumë sipërmarrësit e suksesshëm në vend, “Albi-Mall”, qendrën më e madhe dhe më moderne në vend, si dhe fabrikën e këpucëve “Solid”, në Suharekë. Bashkëbiseduam për sfidat dhe nevojat e tyre në zhvillimin e mëtutjeshëm të bizneseve të tyre”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.

“U premtova se Qeveria jonë do të jetë partner i përkushtuar në përpjekjet e bizneseve që ato të rriten dhe të zhvillohen më tutje, të krijojnë vende të reja të punës. Do të dëgjohet zëri i bizneseve, do të përkrahen për zhvillimin e mëtutjeshëm të tyre dhe zhvillimin e Kosovës”.

“Është kënaqësi të shohim sipërmarrës të tillë e të suksesshëm në vend, të cilët i japin shtytje të drejtpërdrejt zhvillimit të gjithëmbarshëm ekonomik në vend”, ka shkruar Haradinaj.

Image may contain: 4 people, suitImage may contain: 7 peopleImage may contain: 5 people, people standing and indoorImage may contain: 6 people, people standing and suitImage may contain: 6 people, people sitting

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme