Haradinaj-Ramës: Kosova s’ka nevojë për mini-shengen, nëse të dhimbsen kosovarët hiqe taksën

Prishtinë | 21 Dhj 2019 | 15:08 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, ka thënë se ideja për mini-shengen ballkanik qëllim ka heqjen e taksës që Kosova ka vendosur ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja.

Sipas tij, Kosova nuk ka nevojë për këtë proces që kryeqytet e ka Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Këto komente Haradinaj i bëri pasi u pyet nga gazetarët për takimin që po mbahet Tiranë ndërmjet liderëve të Ballkanit, ku mikpritës është kreu i Qeverisë shqiptare, Edi Rama.

“Vendet e Ballkanit Perëndimor, kemi marrëdhënie me BE-në. Pra, secili vend ka kontratë me BE-në, Kosova e ka MSA-në”. Nuk kemi nevojë për një mini-shengen me kryeqytet Serbinë. Kosova është vend euroatlantik, pra kjo është perspektiva e jonë. Krejt kjo bëhet në njëfarë mënyre me na e heq taksën”.

Haradinaj tha se nëse i dhimbsen kosovarët, Edi Rama të largojë taksën e vendosur në rrugën e kombit.

“Pasi Ramës po i dhimben kosovarët t’ua heqë atë taksën e Kukësit dhe atëherë i kishim besua edhe në të tjera”.

Haradinaj shtoi Edi Rama është vëllai i tij, por që po e sheh jo të duhur iniciativën e tij që të bashkëpunojmë me ata që mohojnë krimet në Kosovë, raporton EO.

“Nuk janë të këqija, shikoni tash unë disa herë e kam përsëritur që Edi Rama është vëllai im, ai është shqiptar, jam shqiptar, të majtën e të djathtën në Shqipëri janë vëllezërit e motrat e mi. Unë nuk kam pas qare pa dal kundër ndarjes, jo për inati të njërit prej nesh as në Kosovë, as në Shqipëri, por kam dal kundër ndarjes”.

“Kur të na njeh Serbia ne i hapim dyert për takime bilaterale e trilaterale, po me qëndrime mohuese të Serbisë deri edhe në mohim të masakrës së Reçakut nuk na mbetet rrugë tjetër pos me iu thënë puna e mbarë pa ne”.

Tutje kreu i AAK-së ka folur edhe për faktin se LVV dhe LDK nuk po arrijnë të gjejnë consensus për të arritur një marrëveshje për bashkëqeveirsje.

Sipas tij përgjegjësia kryesore për krijimin e shumicës qeverisësë i takon Albin Kurtit, dhe thotë nuk po e kupton se pse ende Kosova nuk ka një qeveri.

Të ngjashme