Haradinaj reagon për skandalin e AQP-së: Paralajmëron procedurë penale ndaj personave përgjegjës

Prishtinë | 19 Jan 2019 | 12:39 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj tenderit publik për blerjen e produkteve serbe.

Ai përmes një publikimi në Facebook ka thënë se shpallja e këtij tenderi është në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe se pas identifikimit të personave përgjegjës do të fillohet procedura disiplinore dhe penale.

“Sot, në media jam njoftuar për tenderin e shpallur nga AQP, e që mund të jetë në kundërshtim me ligjet e prokurimit publik. Tashmë kemi kontaktuar institucionet përgjegjëse dhe jemi në pritje të qartësimit të problemit dhe identifikimit të personave përgjegjës, ndaj të cilëve menjëherë do të fillohet procedura në përputhje me ligjet në fuqi”, ka shkruar Haradinaj.

Agjencia Qendrore e Prokurimit, përmes 23.5 milionë eurove të taksapaguesve kosovarë, shfuziqon vendimin e qeverisë për taksën 100% ndaj prodhimeve serbe. Përmes një tenderi që ka hapur me 14 janar AQP-ja kërkon blerjen e produkteve nga “EuroKrem”, “Plazma”, “Vegetë”, “Pop-Kek”, “Argeta”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme