Haradinaj: Reforma zgjedhore të jetë e kujdesshme dhe të përfillë specifikat e shoqërisë

Prishtinë | 13 Mar 2019 | 11:37 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka treguar arsyen e takimit me shefin e OSBE-së Jan Braathu si dhe shefen e zyrës së BE-së Nataliya Apostolova.

Kreu i Qeverisë tha se një nga temat e prekura ishte që reforma zgjedhore në Kosovë të jetë e kujdesshme dhe të përfillë specifikat e shoqërisë, duke garantuar gjithpërfshirjen politike dhe përfaqësimin adekuat gjinor dhe etnik.

Kosova ka nevojë për një reformë zgjedhore që zhvillon dhe forcon proceset demokratike në vend. Në takim me shefin e OSBE, ambasadorin Jan Braathu, dhe shefen e zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, u pajtuam se reforma zgjedhore në Kosovë duhet të jetë e kujdesshme dhe të përfillë specifikat e shoqërisë, duke garantuar gjithpërfshirjen politike dhe përfaqësimin adekuat gjinor dhe etnik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme