Haradinaj: Rekomandimi për liberalizimin e vizave pritet të publikohet javën e ardhshme

Prishtinë | 13 Kor 2018 | 12:21 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj në konferencën për medie, pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se pritet që rekomandimi pozitiv për liberalizimin e vizave të publikohet më 17 ose 18 korrik.

Por, Haradinaj ka thënë se me publikimin e rekomandimit nuk përfundon e gjithë puna. Sipas tij, pason një proces mjaft i rëndë, sepse do të vendosë pastaj edhe Parlamenti Evropian dhe qeveritë e vendeve të BE-së, raporton Ekonomia Online

Këtu, Haradinaj ka kërkuar nga mediet, partitë politike dhe shoqëria civile mos të largojnë vëmendjen nga ky proces.

“Në procesin e vizave, rekomandimi do të jetë pozitiv, por nuk kryhet puna aty, sepse është parlamenti dhe janë Qeveritë veç e veç, është proces bukur i rëndë. Të mos e humbim kondicionin as mediet, as shoqeria civile e as partitë. Mos ta heqim vëmendjen të gjithë”.

Haradinaj ka thënë se kërkesa e grupit parlamentar të AAK-së për të ngritur rezolutë me të cilën kërkohet të mos vazhdojë dialogu me Serbinë derisa të merret vendimi për liberalizimin e vizave, është bërë pasi shqetësimi për vizat por rritet.

Ai ka thënë mund që kjo rezolutë të mos hyjë në punë, pasi, sipas tij, rekomandimi pozitiv është afër.

“Është në nivel të kërkesës, respektojmë këtë kërkesë, nuk është vendim i Parlamentit. Por, mund të ndodhë që çështja e liberalizimit të procedohet, kështu që shpresoj që s’do të ketë fare nevojë që të arrijmë deri aty”.

I pyetur se kjo kërkesë për rezoulutë a është bërë në koordinim me të si kryetar i partisë, Haradinaj ka thënë se është vendim i Grupit Parlamentar të AAK-së, të cilin e respekton.

“Është vendim i Grupit Parlamentar të AAK-së, më kanë informuar që do ta bëjmë, e respektoj. Ajo që është shumë me rëndësi Kosova është për dialog, edhe AAK është, por shqetësimi për liberalizimin e vizave po rritet, presioni mbi gjithë ne dhe kjo iniciativë e flet atë presion. Sikurse letrat që kanë bërë redaktorë, shoqëria civile dhe gjithë në njëfar mënyre po e ndjejmë presionin që të ndodh liberalizimi. Nuk mendoj  që do të kemi nevojë të mbërrijmë deri aty, për shkak se pritet tani me 17 ose 18 të kemi edhe vlerësimin e Komisionit Evropian, që do të jetë pozitiv besoj dhe do të kalojmë në etapat implementuese pastaj”.

Kryeministri ka thënë se në takimin e tij të djeshëm më kryetarin e listën Serbe, Goran Rakic dhe Milan Radojicic, kanë biseduar për partneritetin me këtë listë dhe shqetësimet e tyre.

“Kam biseduar me Listën Serbe të përfaqësuar në këtë rast nga Goran Rakiç që është edhe kryetar i Listës dhe kryetar i Mitrovicës dhe Milan Radojiçiç, që tani ka funksion politik në Listën Serbe. Biseda ka qenë partneriteti me Listën Serbe, shqetësimet e tyre, proceset në vend, pra edhe ato të sigurisë dhe të tjera”, deklaroi Haradinaj.

I pyetur se a ka ndikuar takimi i tij i djeshëm me Listën Serbe që deputetët e saj të marrin sot pjesë në seancën e Kuvendit, Haradinaj ka thënë se mund të jetë kështu.

“Në Parlament nuk i kam parë për besë, mundet, mundet po. Në Qeveri nuk ishin, ju kam thënë edhe atyre dje, mirë është që të vijnë, humbin ata vetë. Proceset ecin, nuk është se mungesa e tyre në qeveri po e ndalë punën, ata humbin për vete. Është me rëndësi që Kosova është e hapur për serbët, por s’do të lejojmë që askush t’i kërcënojë pjesëtarët e FSK-së. Janë procese që s’kemi mbërritur t’i trajtojmë të gjitha këto tema, por një pjesë të tyre në përgjithësi po, sigurinë, bashkëpunimin”, theksoi Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme