Haradinaj replikon me Bajramin, për pagat e pastruesve duhej të mendoje sa ishe ministre

Prishtinë | 01 Mar 2018 | 14:34 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja nga LDK-ja, Hykmete Bajrami, akuzoi kryeministrin Ramush Haradinaj se përderisa po tenton që t’ia rrisë vetes pagën, pastruesit e Kuvendit kanë rroga shumë të ulëta.

Kësaj kritike, Haradinaj iu përgjigj se ish-ministrja Bajrami nuk ka menduar për pastruesit sa ka qenë në kabinetin qeveritar në mandatin e kaluar, raporton Ekonomia Online.

Bajrami tha se asaj i ka shkuar në mendje për rrogat e pastruesve por nuk kanë pasur mundësi që t’i rrisnin. Por sipas saj kabineti i kaluar nuk ka tentuar që t’ia rritë vetes rrogat.

“Më ka ra në mendje por nuk kam pasur mundësi me ja rritë rrogën dhe ajo çka kemi ba ne është se kemi punu me qato paga. Ne nuk ja kemi rritë pagat vetës, ja kemi rritë të gjithëve në sektorin publik”, tha Bajrami.

Kurse në replikën e Haradinajt, ai i tha se nuk është në dijeni se çka ka punuar ish ministra Bajrami sa ka qenë në detyrë pasi që sipas tij, prodhuesit vendor çdo ditë po i rrijnë te dera këtij të fundit.

“Prej që kam ardhë në qeveri prodhuesit s’po ma lëshojnë derën. Ju s’di çka keni aprovu pasi prodhuesit tërë ditën te dera po rrijnë. S’po di sa herë e ki rrogën më të madhe si deputete se sa pastruesja”, tha Haradinaj.

Replikave me Albulena Haxhiun, iu kthye edhe një herë Haradinaj duke thënë se ka pabarazi në paga edhe brenda sektorëve dhe kjo është për shkak se dallon përgjegjësia.

“Albulenë, 300€ paguhen disa ushtarë.Nuk e di a keni pa, kurse në FSK ka gjeneral lejtnant që e ka rrogën 1600€. A po e shehë që brenda tyre po dallon përgjegjësia”, tha Haradinaj.

Të ngjashme