Haradinaj replikon me Ramën, merru me punët në Shqipëri

Prishtinë | 16 Shk 2018 | 22:03 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur nëpërmes një postimi në Facebook kryeministrit shqiptar Edi Rama, i cili kritikoi sot lidershipin politik kosovar se “e shpikën” temën e demarkacionit me Malin e Zi.

“Urime pavarësia e Kosovës të gjithë shqiptarëve. Edi Rama nuk ka çfarë të flasë për shpikjet politike në Kosovë! Le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”, ka shkruar Haradinaj në faqen e tij në Facebook.

Më herët, kryeministri shqiptar, Edi Rama, në një intervistë në Klan Kosova, tha se mosratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, për një kohë të gjatë nga Kosova, jo vetëm që ka lënë qytetarët e Kosovës pa viza, ka dëmtuar këtë shtet të ri edhe në politikën ndërkombëtare, veçanërisht te miqtë e saj perëndimor.

Rama ka thënë se Demarkacioni do të duhej të votohej me kohë, pasi nuk ishte asgjë tjetër përveçse një ide e shpikur nga politika e brendshme e Kosovës, që rrezikoi edhe të ardhmen euro-atlantike të vendit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme