Haradinaj: Retorika për kufij është kundër reagim që vjen nga Beogradi për veriun

Prishtinë | 03 Gus 2018 | 14:31 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri  Ramush Haradinaj ka komentuar deklaratat e Presidentit Thaçi për idenë që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, të cilën ka paralajmëruar se do ta shtrojë në Bruksel, me arsyetimin se duhet bërë korrigjimi i kufijve.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, Haradinaj tha se retorika për kufij është një reagim që vjen nga Serbia për pjesën veriore të Kosovës.

“Retorika për kufij është kundër reagim që vjen nga Beogradi për veriun, duhet të ndihen të gjithë të sigurt. Është retorik politike, kundër retorik e një retorike që vjen nga atje”.

“Kjo retorikë nuk ka për qëllim prishjen e rendit, ligjit dhe sigurisë në Kosovë dhe duhet të ndihen të gjithë të sigurt. Nga kjo retorike, asnjë komunitet nuk duhet të ndihet i rrezikuar. Është retorikë politike, publike kundër një retorike që vjen”, tha Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme