Haradinaj: Rexhep Ahmeti do të mbahet mend si luftëtar i dalluar

Prishtinë | 09 Dhj 2019 | 09:16 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj u ka shprehur ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve për vdekjen e luftëtarit Rexhep Ahmeti.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj tha se Ahmeti do të mbahet mend si luftëtar i dalluar i Zonës Operative të Shalës, që vazhdoi kontributin dhe angazhimin e tij edhe në liri, duke edukuar brezat e tërë.

“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të bashkëluftëtarit tonë, Rexhep Ahmeti. Ahmeti do të mbahet mend si luftëtar i dalluar i Zonës Operative të Shalës, që vazhdoi kontributin dhe angazhimin e tij edhe në liri, duke edukuar brezat të tërë. Sot ndajmë dhembjen me familjarët dhe miqtë e tij, të cilët duhet të jenë të fortë dhe krenarë që jetuan me të. Ngushëllime familjes dhe bashkëluftëtarëve”, ka shkruar Kryeministri.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme