Haradinaj: Rikallo është gati në dorëheqje, qëndroj pas marrëveshjes me PSD-në

Prishtinë | 25 Jan 2019 | 12:25 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë është pyetur nëse do ta shkarkojë ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikallo, e që është kërkesë e Partisë Socialdemokrate në këmbim të votës pro miratimit të buxhetit, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj ka thënë se do t’i qëndroj pas marrëveshjes që kanë me PSD-në.

“Nëse shkarkohet Rikallo nuk është që unë po i bëjë një vlerësim të punës, ai është gati në dorëheqje. Me Listën Serbe nuk kam komunikuar, me PSD-në kemi folur për përkrahje të buxhetit . Ne jemi tash në bisedime dhe unë jam me PSD-në. Unë kam problem edhe për kuorum për mbledhje të qeverisë sepse gjithmonë 3 ministra janë mangët”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme