Haradinaj rithekson në Gjermani: Marrëveshja me Serbinë veç në kufijtë ekzistues

Prishtinë | 07 Qer 2019 | 10:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në Berlin, ka bërë të ditur se ka pasur një takim shumë të frytshëm pune me deputetët e Bundestagut gjerman, Johan Wadephul CDU/CSU, Peter Bayer, CDU/CSU, Christian Schmidt, CDU/CSU.

Ai i ka falënderuar deputetët e CDU/CSU për kujdesin e treguar për Kosovën, përfshi mbështetjen e madhe dhënë në procesin e liberalizimit të vizave.

“Po ashtu i shpreha mirënjohje Parlamentit gjerman për konsistencë sa i përket mbrojtjes së fuqishme të pozicionit tonë në dialogun me shtetin serb, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare përfshi njohjen reciproke në kufijtë ekzistues”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme