Haradinaj: Rivalët e mi nuk po më bindin, ata s’e kanë dertin e vendit

Prishtinë | 27 Sht 2019 | 17:34 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka takuar sot qytetarët e Junikut.

Ai ka folur edhe për rivalët e tij politikë në garën për kryeministër, para qytetarëve.

“Unë në Junik jam si në shtëpinë time, nuk është në rendin tonë me i sha të tjerët, por ju siguroj se nuk po më bindin, kur po i dëgjoj të tjerët, pra nuk po më bindin se ia kanë dertin mjaftueshëm vendit edhe nuk jam i sigurt që e ardhmja e vendit tim është mirë me atë që po dëgjoj prej kundërshtarëve apo partive tjera. Pra, nuk po më japin garanci që as dialogu, as kufiri, as territori, as temat tjera janë të sigurta”, ka thënë mes tjerash ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme