Haradinaj rrit pagat për veten, zëvendësat, ministrat, këshilltarët…

Prishtinë | 21 Dhj 2017 | 21:54 | Nga

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një vendimi të cilin e ka marrë dje, ia ka dyfishuar pagën vetes dhe ministrave të kabinetit të tij.

Deri më tash paga e kryeministrit ka qenë rreth 1500 euro, deri sa tash e tutje ajo do të jetë 2950 euro.

Po ashtu, me vendim të tij, paga e zëvendëskryeministrit tash e tutje do të jetë 2500 euro, deri sa e ministrave nga 2000 euro.

Të ngjashme