Haradinaj: Rritja e cilësisë në arsim, jetike për të ardhmen e vendit

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 17:13 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Rektorin e Universitetit “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, me të cilin ka biseduar rreth gjendjes në Universitetin e Prishtinës dhe arsimit të lartë në vend.

Kryeministri Haradinaj tha se është e rëndësisë jetike që të rritet cilësia e mësimdhënies dhe investimi në infrastrukturën e domosdoshme për zhvillim normal të punës në arsimin e lartë.

“Qeveria e Kosovës do të ofrojë përkrahjen e duhur për Rektoratin, Universitetet ekzistuese në vend dhe veçanërisht për studentët, që gjendja ne arsimin e lartë të përmirësohet dhe të shënohen rezultate konkrete në këtë fushë”, tha kryeministri Haradinaj, duke përmendur nevojën e reformave arsimore, si pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar gjendjen aktuale.

Ndërkaq, Rektori Dema theksoi se situata aktuale në Universitetin e Prishtinës, nuk është e kënaqshme edhe përkundër faktit se është duke u punuar me mjaft përkushtim, duke radhitur sfidat me të cilat është duke u përballuar arsimi i lartë në vend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme