Haradinaj: Rritja ekonomike në vitin 2018 rreth 5 %

Prishtinë | 05 Dhj 2017 | 11:58 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se rritja ekonomike për vitin 2018 do të jetë rreth 5 %. Kurse të hyrta parashihen të jenë 1 miliardë e 829 milionë euro.

Këto deklarime ai i bëri në seancën plenare ku po diskutohet për buxhetin e vitit 2018, raporton Ekonomia Online.

“Të hyrat buxhetore janë më shumë se 6 për qind”.

Seanca plenare e Kuvendi të Kosovës me gati dy orë vonesë. Për këtë vonesë, sapo ka filluar seanca ka këruar falje edhe vet kryetari i  Parlamentit, Kadri Veseli duke thënë se më nuk do të ndodhë që në të njëjtën kohë të mbahet mbledhja e Kryesisë dhe seanca.

Në këtë seancë  do të shqyrtohen edhe dy projektligje të tjera: Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim dhe Projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për financim shtesë për Projektin për bujqësi dhe zhvillim rural ndërmjet Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim.

Të ngjashme