Haradinaj: Salih Zyba ka qenë sekseri i votave për Vjosa Osmanin

Prishtinë | 06 Pri 2021 | 21:08 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se zgjedhja e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, është bërë me pazare dhe me shit-blerje të votës.

Ai në Klan Kosova deklaroi se Lëvizja Vetëvendosje bashkëpunoi me Listën Serbe pasi erdhën 2 vota nga ky subjekt politik, si Adem Hoxha dhe Fadil Gashi.

“Kemi informata, për ofertat që të gjithë deputetëve që ju kanë bërë. Salih Zyba ka qenë sekseri për vota. Mund të ketë pasur edhe të tjerë. Duke i parë të gjitha këto, që për shumë vjet na kanë dhënë shpresë se do të ndalen këto praktika”, deklaroi ai.

Të ngjashme