Haradinaj: Sapo votova në Kuvendin zgjedhor të AAK-së

Prishtinë | 05 Qer 2022 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka publikuar pamje nga Kuvendi Zgjedhor. Në disa fotografi të postuara nga ai, shihet teksa voton në Kuvendin zgjedhor.

Haradinaj është i vetmi kandidat për kryetar të këtij subjekti.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas këtij Kuvendi del më e fortë dhe më e konsoliduar për t’u përballur me sfidat e radhës”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

Postimi i Ramush Haradinajt:

Sapo votova në Kuvendin zgjedhor.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, pas këtij Kuvendi del më e fortë dhe më e konsoliduar për t’u përballur me sfidat e radhës.

Të ngjashme