Haradinaj: Së bashku me diasporën do ta ndryshojmë Kosovë

Prishtinë | 06 Qer 2017 | 10:49 | Nga

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN ka thënë “me diasporën së bashku do ta ndryshojmë Kosovë”.

“Të dashur qytetarë që tashmë jeni gjermanë, zviceranë, austriakë, skandinavë, amerikanë, australianë por kurrë s’e keni harruar vendlindjen, familjen, miqtë e të afërmit. Është e pamundshme të tregohen krejt sakrificat tuaja për të arritur aty ku sot jeni. Kam qenë vet pjesë e këtyre përpjekjeve, edhe në vitet 90, edhe në vitet e qëndrimit në Hagë edhe në muajt e ndalimit në Francë”, ka thënë Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Më poshtë statusi i Ramush Haradinajt:

Dhe në krejt këto faza sa të vështira aq edhe të lavdishme të historisë sonë ishit dhe jeni JU, Diasporë e nderuar, ata që kurrë s’e harruat atdheun.

Atdheu, Qeveritë e kaluara, s’ju kanë trajtuar si duhet. Kjo qasje do të ndryshojë menjëherë.

Diaspora shqiptare e Kosovës është vlera e kombit. Është arritja e kombit. Është krenaria e kombit.

Gjatë qëndrimit tim në Francë kam parë dhe përjetuar shqiptarët evropianë, shqiptarët amerikanë, shqiptarët kanadezë, me qindra e mija, shqiptarë të cilët janë kudo me rrëfime suksesi e punë që lëjnë mbresë.

Dhe të gjithë ju keni patur vetëm një brengë: si ta bëjmë edhe Kosovën, atdheun tonë, si ju! Të suksesshme dhe evropiane!

Ua kam thënë sa herë: Do ta bëjmë Kosovën si ju! Së bashku!

Për këtë Zotohem.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme