Haradinaj: Sefaj e Gashi s’kthehen në detyrë, vendimi është i parevokueshëm

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 11:37 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka pasur njohuri për deportimin e gjashtë shtetasve turq, raporton Ekonomia Online.

Ai në seancën e Kuvendit tha se është njoftuar prej medieve dhe palëve të treta. Haradinaj ka sqaruar kërkesën e tij për lirimin e menjëhershëm nga përgjegjësia të Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi dhe Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj. Sipas tij, kjo kërkesë është “e parevokueshme”.

“Kosova ka respekt për Turqinë. Dje kah mesdita prej mediave edhe palëve të tretave kam mësuar se ka ndodh deportimi i 6 shtetasve turq, kanë qarkulluar lajme se janë në aeroport, ata në mesditë veç kanë qenë në Turqi, edhe transporti ka qenë i organizuar”.

“Kam kërkuar shpjegime prej drejtorit të AKI-së, prej ministrit të drejtësisë, ministrit të brendshëm dhe drejtorit të policisë, nga raportimet me shkrim ka dalë se ka qenë bilateral, i AKI-së dhe i policisë, ministrisë së punëve ë brendshme. Inicimi është bërë nga AKI-ja për revokim të lejes së qëndrimit, sepse sipas AKI-së praqesin rrezik për Kosovën”.

“AKI ka të drejtë të ju kërkojë MPB-së për depërtimin e tyre por ka qenë i menjëhershëm. Në pamje të tillë nuk ka shkelje ligjore, por ekzistojnë disa shkelje të tjera të rëndësishme, është gabim që ky veprim i tillë pa hyrë në substancë se a kanë qenë të rëndësishëm, është një problem se nuk janë informuar vendimmarrësit, drejtori i AKI-së informon kryeministrin dhe presidentin”.

“Ministri i rendit, AKI është storie e suksesit për Kosovën, AKI ka avancuar në punët e veta për mbrojtjen e Kosovës nga terrorizmi, unë kam shkuar në konsultim tek presidenti me pyet si është gjendja, kanë filluar konsultimet me kryetarin e Kuvendit, pas konsultimeve që kam marrë është detyra ime me vepruar, kështu është hierarkia vendimmarrëse, dhe bazuar në këtë obligim kam kërkuar lirimin e ministrit të MPB, Flamur Sefaj sepse në fushën e tij ka ndodh, dhe drejtorin e AKI-së, këto vendime nuk kanë qenë të përgatitura, por vendime që mbrojnë shtetin e Kosovës”.

“Kërkoj përkrahjen e të gjithëve, kërkesa për lirim të dyve, është e parevokueshme nuk ka kthim mbrapa”.

Të ngjashme