Haradinaj-Selimit për demarkacionin: S’ke ushtarë për kufijtë, lëri ato pallavra

Prishtinë | 20 Mar 2018 | 19:39 | Nga Donika Osmani

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, ka thënë në seancën për demarkacionin se sot deputetët nuk votojnë për integrimin e Kosovës në BE e as për heqjen e vizave, raporton Ekonomia Online.

“Ju e dini më së miri se çfarë Kosova mund të humbë nëse ratifikohet kjo marrëveshje, qytetarët ende nuk e dijnë sepse ju e dini, sidomos ju që po kërkoni që ta votojmë këtë dhe ju që po kërkoni të ia bëjmë një ambalzhim kësaj marrëveshje të keqe, siç thonë edhe ekspertët që nuk kanë këto ankese fuqi juridike”.

“Ne sot këtu nuk votojmë as për integrimin e Kosovës në BE, as për heqjen e vizave as për marrëveshjen që po e quan deklarata mes presidentëve, as për raportin që LDK ka kërkuar të jetë dokument bazë, ne kemi ketu projektligjin për marrëveshjen e demarkacionit mes kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi, por po të ishte një shembull qe ne të ndryshojmë marrëveshjet njëanshëm do t’i bënim në ato raste kur kemi marrëveshje mes dy shteteve”.

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, në debatin që po zhvillohet në Kuvend për demarkacionin ka thënë se marrëveshja me Malin e Zi duhet të ratifikohet.

Ai i është përgjigjur deputetit të VV-së, Rexhep Selimit duke i thënë se tani më nuk është koha e luftës dhe nuk ka ushtar tani.

“E ngova me kujdes mikun tim të vjetër natyrisht edhe patriot, e  morra vesh që tha se nuk mbrohen marrëveshjet njëanëshm në të njëjtën kohë thojkë që nuk duhen. A mbrohen njëanshëm a nuk mbrohen njëanshëm e dëgjova kur tha se këtë peticion e kem bo për shkak se kem mendu që kemi humbur territor dhe kemi kërku rinegocim dhe tani tha që marrëveshjet janë në letër mirëpo nuk janë bash në letër sepse obligohet që të krijohet një komsion për rishikimin e pikave në dejtimin Kullë dhe Qakorr”.

“Rexha e dinë qysh ndërrohen kufijtë, por s’ke ushtar me veti, lëri ato pollavra”, ka thënë Haradinaj.

Më pas i është përgjigjur Selimi duke i thënë se ka menduar se e ka edhe atë ushtar ende.

“Kur the për ushtarë mas veti unë kom llogaritë që ka ushtarë ende, duke të llogaritur edhe ty. Si do që të jetë mos iu referoni patriotizimit si diçka negative, po jemi patriota, edhe ti, edhe unë jena patriora dhe duhet me pas patriotizëm nuk ka ndonjë të keqe me qënë patriot”.

“Në anën tjetër nëse doni me ndryshu hajde ulemi e ndryshojmë para se me ratifiku sepse po u ratifiku harroje që mundesh me ndryshu”.

Lexo më shumë:

Të ngjashme